BE-ja nga pakoja për mbështetjen e energjisë, Kosovës i ndanë këstin e parë në vlerë prej 67.5 milionë euro

Publikuar më

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton që Thesari i Kosovës ka pranuar tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike.


Kjo mbështetje do të fillojë menjëherë me zbatimin e këtyre masave:

1.Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara.

2.Stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë.

3.Mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm përmes rritjes së efiçiencës energjetike të njësive të banimit dhe ndërtesave.

4.Mbështetja e konsumatorëve shtëpiak duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë energjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtërishme.

5.Stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, thuhet sipas njoftimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbështesë qytetarët dhe të lehtësojë pasojat sociale dhe ekonomike për kategoritë më të prekura nga efektet e krizave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Pakoja është krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Komentet