Will Smith rikthehet me filmin “Emancipation”

Publikuar më

Rikthimi i Will Smith në ekran pas përfundimit të Oscars do të ishte padyshim një zgjedhje shumë e mirë.

Ai ksaj here erdhi në filmin me titull"Emancipation", ku ky film është drejtuar nga Antoine Fuqua dhe i shkruar nga William N. Collage.

Ky film rrëfen historinë e "Whipped Peter" dhe udhëtimin e tij nga skllav në ushtar.

Smith në premierën e filmit tha se ai shpreson se filmi do të zbulojë fuqinë e shpirtit njerëzor.

"Ky nuk është një film tjetër i skllevërve. Ky është një film lirie," tha Smith. “Mendoj se është një histori që të gjithë duhet ta shohim, dëgjojmë dhe ndjejmë”.

“Emancipation” u lansua në plaftormën digjitale “Apple TV+”, të premten më 9 dhjetor.

Komentet