Lana Del Rey ka zbuluar datën e lansimit të albumit të ri "Did You Know That There's A Tunnel Under Ocean Blvd"

Publikuar më

Këngëtarja e muzikës pop Lana Del Rey, ka paralajmëruar albumin e ri me tiull "Did You Know That There's A Tunnel Under Ocean Blvd".

Albumi, i nënti i Del Rey, do të publikohet me 10 Mars të vitit të ardhshëm, dhe do të ketë bashkëpunime me Jon Batiste, Jack Antonoff's Bleachers, Father John Misty, Judah Smith, Tommy Genesis dhe SYML.

Artistja në një postim të shpërndarë në Facebook, shkroi një listë të gjatë falënderimi.

"Muzika është për argëtim dhe për ju dhe për mua dhe jo gjithmonë falas nëse nuk jeni duke transmetuar ha - por e frymëzuar me qëllimet më të mira!" shkruajti ajo.

Ndërsa albumi i saj i fundit mbetet "Blue Banisters," që u publikua në tetor 2021.


Komentet