Bëhët parking rampa për qasje publike në objektin komunal

Publikuar më

Kishte ankesa të shumëta të qytetarëve lidhur me qasje në objektin komunal të Fushë Kosovës, dhe aty u pa se rampa e ndërtuar për lehtësim të qasjes në objekt për persona me aftësi të kufizuar ishte e mbyllur me automjete të parkuara.

Sigurimi i oborrit komunal ishte rahatuar në një kupec duke u ngrofur me nxemëse nga të ftohtit, por nuk ia vuri veshin interesimit tonë për këtë parregullësi. Gjatë vizitës sonë, ishte i ashper që të mos futet askush tjetër në oborrin komunal me automjet duke theksuar se nuk lejohet parkimi i automjeteve të qytetarëve, por vetëm të zyrtarëve komunal. Kjo na bënë të kuptojmë se mjeti i parkuar që kishte bllokuar rampen mund të ishte i një zyrtare komunal.

Diskriminimi i mundesise per qasje ne objekte, rruge, dhe automjete publike (autobus) vazhdon te jet nje fenom qe per shume institucione publike edhe private është i parëndësishëm.

Madje, kur bëhët leshimi i certifikates së objekteve për banim apo edhe objekteve të tjera behet pa ndonjë kërkesë që ato duhet me qenë të qasura lehtë nga personat me aftësi të kufizuara, ku duhet vendosur sinjalizimet, etj.

Në objektin komunal sinjalizimi për qasje në objekt komunal nga përsona me aftësi te kufizuara ishte joekzistues. Nuk e pam as edhe një shenjë treguese.

Në Komunën e Fushë Kosovës i dërguam pytjet tona lidhur me rastin konkret, por edhe për shumë hapësira që janë të bllokuara edhe të pakalueshme. Deri në publikimin e artikullit nuk morëm ndonje përgjigje për rastin apo për investimet që planifikon kjo komunë për këtë komunitet.

Një pyetje të tillë ia drejtuam edhe shoqatës HENDIKOS që i përfaqëson grupin e komunitetit që kanë nevoj për qasje të lehtë në objekte publike edhe private.

Në dalje të objektit komunal kur ne e përfunduam punën tonë, kishte parregullësi të madhe të keqpërdorimit të trotuarit edhe vendkalimit. Shihej një katrahurë brenda edhe jashtë oborrit komunal. Madje një automjet komunal (01Z-38-09) ishte parkuar në trotuar pran vendkalimit të rrugës Tahir Zemaj. Kontaktuam edhe Poicinë e Kosovës, por nuk morëm ndonjë përgjigje për veprimet apo mosveprimet e tyre.

Komentet