Mercedes-Benz: Së shpejti abonim për shpejtësi

Publikuar më

Në fillim të vitit ishte prodhuesi BMW që u kërkoi konsumatorëve të automjetit të saj abonim për t'i aktivizuar ngrohëset e ulësve edhe timonit.

Tani, Mercedes-Benz po planifikon të ju ofron konsumatorëve shpejtësi për automjetin e tyre me një abonim mujor që duhet paguar për të zhbllokuar 20-24% fuqi edhe që do rezultonte me shpejtësi më të madhe për 1 sekond.

Sipas Mercedes-Benz ky abonim planifikohet të ofrohet vetëm për konsumator në Amerikën Veriore.

Oferta e BMW kishte marr shumë kritika nga konsumatorët meqense këto opcione të instaluara blerësit vetëm se i kanë paguar edhe i posedojnë në pronësi, por që ato nuk janë të aktivizuara, dhe ju kërkon abonim për mbajtje të aktivizimit. Mbrojtësit e konsumatorit theksojnë se kjo është një padrejtësi për konsumatorin edhe presin që blerësit të reagojnë edhe të ndalojnë shtrydhje të tilla të xhepit nga prodhuesit.

Edhe prodhuesit tjerë kishin filluar të ofrojnë abonime të tilla duke përfshi Tesla, dhe Toyota. Tesla kishte kërkuar pagesë 2,000 dollar për heqjen e kufizimit të fuqisë në modelet e tyre që nuk është abonim por një pagesë. Kurse Toyota, ju kërkonte konsumatorëve abonim për të ju mundësuar atyre auto-start nga distanca.

Komentet