Publikuar më 2022-11-22
Capital FM
Elton John, e mbajti koncertin e fundit në Amerikën e Veriut, në vendin ku filloi gjithçka Stadiumi Dodger në LA.
"Sonte është një natë shumë e veçantë, një natë shumë emocionale për mua," tha John,teksa shkëlqente me dukjen e tij në skenë.
John,mbylli turneun e tij të lamtumirës "Yellow Brick Road" të dielën, por kjo lamtumirë u bë edhe më prekëse pasi Stadiumi Dodger ishte ambienti i famshëm për koncertet e stadiumit të John's në vitin 1975.
Ai i nderoi disa muzikantë inspirues me të cilët ka bashkëpunuar gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme.
Një prej tyre ishte edhe Dua Lipa, të cilën e ftoi në skenë për ta interpretuar bashkëpunimin e tyre, “Cold Heart”.