Justin Bieber shtyn sërish turneun e tij botëror për vitin e ardhshëm

Publikuar më

Justin Bieber ka shtyrë edhe një herë turneun e tij botëror, për shkak të një problemi shëndëtësor.

Muajin e kaluar, Justin Bieber zbuloi se po bënte një pushim nga turneu për t'u fokusuar në shëndetin e tij, dhe pasi u përmrësa Bieber vendosi të rikthehej sërish në skenë dhe bëri rreth gjashtë shfaqje të tjera duke vazhduar kështu turneun, por realizimi i këtyre shfaqjeve po i shkaktonte një dëm ne shëndetin e tij dhe më pastaj ai dha një mesazh tek fansat për gjendjen e tij.

“Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëjë shëndetin tim prioritet tani”, shpjegoi ai se si u ndje pasi përfundoi setin e tij Rock in Rio. “Kështu që për momentin do të bëjë një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t'u përmirësuar.” shkroi Justin.

Në qershor, Bieber zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, një problem shëndetsorë që mund të çojë në paralizë të fytyrës dhe humbje të dëgjimit.

Pas shtyrjes së turneut nga artisti faqja zyrtare e turneut në Instagram ndau lajmin duke zbuluar se të gjitha datat e mbetura të turneut janë shtyrë zyrtarisht deri në vitin 2023.

Komentet