Burimi energjetik diellor në Capital FM

Publikuar më

Ka një kohë të gjatë që kur kemi filluar të shfrytezojmë enërgjinë e ripëtritshme nga burimet e panelave diellor për pikën tonë transmetuese. Kjo sigurisht edhe na bëri transmetuesin e parë në Kosovë që shfrytëzohet 60% të energjisë elektrike nga burimet e ripërtritshme, dhe poashtu duke zvogëluar shpenzimet e deriateve për gjenerim energjetik deri në 90%.

Para instalimit të panelave diellor ne shpenzonim rreth 1,200L derivate në vit për gjenerim elektrik, kurse tani ne shpenzojmë më pak se 120L.

Sipas sistemit diellor të shëndrrimit DC-DC të dhënat tregojnë se deri më tani është regjistruar rreth 18MWh prodhim energjetik.

Poashtu, shfrytëzimi i baterive të teknologjisë së fundit me përbërje LiFePO4 (Litium-Hekur-Fosfat) për akumulim energjetik na ka mundësuar që energjinë tepricë nga panelat diellor gjatë ditës po e shfrytëzojmë edhe gjatë natës deri në ora 22:00.

Komentet