Publikuar më 2022-08-05
Capital FM
Këngëtarja dhe aktoria Lady Gaga, pritet të portretizojë Harley Quinn në filmin e ri "Joker Folie à Deux", vazhdimi i filmit të Todd Phillips "Joker".
Tani u bë e ditur data e lansimit të filmit. “Joker: Folie à Deux” ku pritet të fillojë së shfaquri nëpër kinema më 4 tetor të vitit 2024.
Lady Gaga ka luajtur edhe në disa projekte filmike këto vjetët e fundit, si “A Star Is Born” ku u nominua në Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj.