Publikuar më 2022-08-04
Capital FM
Artistët e njohur shqiptar Fifi dhe Gjiko, kanë publikuar bashkëpunimin e ri.
“365” mban titullin projekti muzikor i tyre, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur vetë këngëtarët, ndërsa për ‘beat-in’ është kujdesur Apollo.
Besohet se edhe ky projekt do të pëlqehet nga publiku, pasi që ky nuk është dueti i parë i dyshës.