"Vëllain po martojmë" kënga më e re nga Luziana Tahiri

Publikuar më

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore nga Shqipëria Luziana Tahiri, së fundmi ka realizuar projektin e ri muzikor.

"Vëllain po martojmë", titullohet kënga e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip me paraqitje të mrekullueshme të artistes.

Teksti është shkruar nga Armand Trebicka, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rino Boci.

Luziana vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore të Shqipërisë së jugut.

Dhe besohet se edhe kjo prurje e re muzikore nga këngëtarja do të pëlqehet nga publiku.



Komentet