Rrezikohet 5 vjeçari nga neglizhenca e KEDS

Publikuar më

Sot ishte raportuar për një zjarr në malet e fshatit Berishë të komunës së Malishevës, dhe zjarri i shkaktuar nga rrjeti i stërvjetruar elektrik kishte rrezikuar banorët e fshatit.

Derisa ne ishim duke shikuar vendin një djalosh 5 vjecar si kurreshtar nga oborri i tijë, ofrohet edhe kalon neper telat furnizues të cilët ishin të energjizuar, dhe i rrezikohet jeta për më pak se 1 metër.

Ne kontaktuam me Agjencionin per Menagjimin e Emergjencave, dhe me Policine e Kosoves, por edhe me operatorin gjegjes KEDS. Ky i fundit nuk u pergjigj fare ne numrin e tyre pas fatures.

Meqense AME nuk ishte ende ne vendin e ngjarjes se zjarrit edhe rrezikut elektrik, ne vendosm shiritat paralajmerues edhe qendruam derisa erdhen Policia e Malisheves. Zyrtaret Policor tentuan shume here te bien ne kontakt me KEDS per nderprerje emergjente te energjise, por ne thirrjen e tyre nje mesazh i regjistruar thoshte "Numri i juaj i telefonit nuk perputhet me njehsorin tuaj elektrik" te zyrtarit Policor. Zyrtari Policor tha qe nuk ka numer te njehsorit ne numrin e tije, por vetem regjistrimi kompjuterik pergjigje edhe nuk kishte njeri te pergjigjej.

Kaluan plot 4 ore e me shume dhe aty ne edhe Policia qendruam duke e ruajtur vendin derisa ne kanale private arritem tek nje punonjes i KEDS ne nderprerjen elektrike.

Me vone ekipa e KEDS ka ardhur edhe i shkeputi telat, duke mos sanuar rrjetin elektrik por vetem i shkeputi ata nga rrjeti tjeter, per te riaktivizuar pjesen tjeter te fhsatit. Tani 2 shtepi mbeten ne terr pa energji elektrike.

Ne kontkatuam me KEDS, Ministrine e Puneve te Brendshme (MPB) edhe Agjencionin per Menagjimin e Emergjencave per te kerkuar nese keto agjencione kane Protokol per linja te komunikimit me operatoret e sherbimeve publike (energji edhe ujesjelles) qe ne raste emergjente te behet nderprerje sa me e shpejte e sherbimit per te parandaluar rrezikun. Ne momentin qe te marrim pergjigje do publikojme te gjeturat tona.


Ecuria e incidentit te raportuar nga Fotoreporteri Arton Berisha:

Policia tenton te komunikoi me operatorin ne numrat e telefonit, ata thone qe duhet thirr qendra ne Prishtine ne numrin qe gjendet prapa fatures, ky numer thote qe duhet pasur njehsorin elektrik te regjistruar nga numri qe po therrisni, dhe nuk jep mundesi per raste emergjente, qe do te thote per te lajmeruar rastin emergjent, qendra e tyre nuk pergjigjet ne numrin e tyre kontaktues ne numrin "prapa fatures". Faktikisht zyrtarit Policor ne e degjuam operatorin KEDS (mesazh i regjistruar kompjuterik) me fjalet "Numri i juaj nuk perputhet me njehsorin tuaj elektrik!" Dmth nje rast emergjent u shendrruar ne nje komunikim komiko-tragjik.

Komentet