Bateri rëre si ruajtje e energjisë së ripërtritshme

Publikuar më

Ruajtja e energjisë e prodhuar nga burimet e ripërtritshme është një problem që komuniteti i shkencës është duke punuar që të gjejë zgjidhje më të lirë edhe të përshtatshme për ruajtje të energjisë në mase të madhe.

Energjia nga dielli edhe era është mjaft e fuqishme në prodhim të madh energjetik, por problemi është se ky burim nuk e ka ndonjë konstante meqense natën nuk ka rreze dielli edhe moti nuk parasheh erëra për gjenerator të erës. Andaj, kërkohet ruajtja energjetike në bateri.

Ekzistojnë bateri të ndryshme por ato janë shumë të kushtueshme për t'i prodhuar, por edhe kur ato arrinë fundin e jetë shkaktojnë mbeturina të rrezikshme për ambientin.

Ekziston edhe sistemi i baterive në rezervare uji por që kjo kërkon hapësirë të madhe edhe bllokim të një bjeshke me ujë edhe shkakton humbje të ujit, dhe pengesa të tjera natyrore edhe shoqërore.

Rëra është një element që ruan energjinë termike me muaj të tërë, dhe toka ka mjaft gurajë që mund të ofroj këtë element në sillosa të vendosur mbi tokë apo për ruajtje maksimale termike edhe nën tokë. Pastaj sillosat e mbushur me rërë mund të ngrohen me bobina elektrike apo nxemës elektrik sikurse ngrohja e furrave termike në shkritore me temperatura mbi 500 gradë celziues. Burimi energjetik për ngrohje të sillosëve sigurisht bëhët nga panelat diellor apo gjenerator nga era. Kapaciteti i ruajtjes varet nga sasia e rëres edhe temperatura maksimale e arritur.

Në momentin kur kjo energji nevojitet, atëherë kanalet e ajërit do kalonin nëpër silloset edhe do ta ngrohte ujin nëpër gypa për ngrohje termike të banimeve të një qyteti.

Kjo teknologji është duke u provuar momentalisht në Finlandë edhe sipas kompanise edhe dy ingjinjerëve finlandez pohojnë se sistemi është duke funksionuar shumë mirë dhe po planifikohet që të ngriten bateri të tjera termike.

Një sistem i ngjashëm vepron edhe në stufat elektrike që janë përdorur në Kosovë nga kompania Elind që i prodhonte në ish-Jugosllavi me kapacitet deri në 9KW, që në vend të rëres përdorëshin tullat si konzervues energjetik termik për ngrohje gjatë ditës meqense natën energjia elektrike është më e lirë.

Komentet