Publikuar më 2022-06-27
Capital FM
Artistët e njohur Kida dhe Butrint Imeri, kanë nxitur kureshtjen e fansave përmes një postimi të radhës.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, dyshja kanë bërë të ditur se po vijnë me bashkëpunimin e radhës.
Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, por padyshim do të mirëpritet nga publiku.
Artistët aktualisht po shijojnë suksesin e këngëve të tyre të fundit, të titulluara
"Luje belin" dhe "Pare".