Noizy paralajmëron duetin me Loredanën

Publikuar më

Rap-artisti i njohur Noizy ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë një bashkëpunim me artisten Loredana Zefi.

Lajmin e kanë bërë të ditur të dy nëpërmjet disa postimeve që kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale.

Ata kanë bërë të ditur se kënga e re do të vjen e kompletuar edhe me videoklip dhe do të lansohet me 17 qershor (e premtë).

Noizy ka qenë aktiv kohëve të fundit me projekte muzikore të cilat i rezultuan majftë të sukseshme.


Komentet