Publikuar më 2022-06-09
Capital FM
Rruga Afrim M. Krasniqi në Terpezë të Malishevës është kapluar nga materiali ndërtimor i zhavorrit si rezultat i të reshurave edhe zvarritjeve të punimeve nga operatori për ndërtimin e trotuarit.
Fshatarët treguan se me javë ka qëndruar punishtja e hapur pa u vazhduar punimet. Një qytetar tha se disa herë kanë dalë që ta largojnë një pjesë të zhavorrit sepse po i pengonte qarkullimin e automjeteve të vogëla.
Lëvizja me mjete te vogla përbënë rrezik për qarkullim të sigurtë edhe të lirëshëm.
Pytjet i janë drejtuar Zyrës për Informim të Komunës lidhur me gjendjen e punimeve në këtë rrugë edhe po presim përgjigjen e tyre.