Publikuar më 2022-06-08
Capital FM
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë ndërkombëtare Rita Ora, do t'i bashkohet aktorëve në filmin e Brad Furman-it.
Filmi i zhanrit aksion titullohet "Tin Soldier”, në këtë projekt, ajo do të luajë krahas yjeve tjerë të filmit si: Jamie Foxx, Shamier Anderson, Robert De Niro, Scott Eastwood, John Leguizamo, Joey Bicicchi, Nora Arnezeder dhe Saïd Taghmaoui.
Kjo nuk ësht hera parë që Rita merr pjesë në botën e filmit pasi ajo ka luajtur më parë në të tre filmat "Fifty Shades" dhe ka pasur role në "Fast and Furious 6" dhe "Twist".