Aksident i rëndë në Arllat

Publikuar më

Sonte rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Malishevë-Drenas 110 ku dy vetura janë ndeshur edhe njëra ka përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës.

Duhet cekur se së paku 2 përsona të lënduar rëndë janë tëhequr nga vetura e rrokullisur me targa vendore, dhe janë bartur për në emergjencë me vetura nga dëshmitarët okular.

Emergjenca nga Drenasi ka arritur në vendin e ngjarjes vetëm pas së paku 15 minutave, dhe në thirrjet tona për Policinë 192 na është përgjegjur qendra e thirrjeve në Prishtinë, ku pastaj na transferuan thirrjen në Drenas, dhe thirrja jonë ka mbetur pa u përgjigjur fare nga Stacioni Policor Drenas. Në thirrjen 112 (Qendra e Emergjencave), kemi arritur të informojme për aksidentin edhe kemi kerkuar që të lajmërohet Policia,Ambulanca, dhe Zjarrëfikësat. Këtë të fundit nuk janë paraqitur fare në vendin e ngjarjes.

Më vonë nga Policia e Drenasit mësuam se në aksident ishin të përfshirë 2 vetura, dhe së paku 5 përsona.

Komentet