Uzurpohet Prona e Shkollës Mihal Grameno me dekada

Publikuar më

Shkolla Fillore edhe e Mesme Mihal Grameno në Fushë Kosovë ka vite që hapësira, oborri edhe trotuari i bllokohet nga disa kioska të cilat funksionojnë aty pranë. Bllokimi i trotuarit ka vënë në rrezik nxënësit e kësaj shkolle që gjendet në një rrugë shumë të dendur nga trafiku. Fëmijët e grupmoshave të vogla detyrohen të dalin në rrugë nga mungesa e trotuarit edhe uzurpimeve të paligjshme meqense Komuna nuk ka dhënë asnjë dokument për ligjshmërinë e tyre.

Redaksia e jonë ka kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës për të marr informata se si janë vendosur këto kioska apo edhe si janë marr vendimet apo kontratat për shfrytëzimin e pronës së shkollës nga bizneset e vendosura.

Përkundër insistimit tonë për të marr përgjigje lidhur me ligjshmërinë, Komuna nuk i ka ofruar përgjigje nëse këto biznese kanë vendim apo kontratë në këtë pronë shkollore. Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli është përgjigjur vetëm në politikat e kësaj komune duke premtuar se këto dyqane, kioska do të largohen edhe do të lirohet prona e shkollës edhe hapësira publike.

Komuna ka konfirmuar se ngastra në fjalë është pronë e shkollës Mihal Grameno, dhe se ato biznese janë të vendosura në pronen e saj.


Pas kërkesës tuaj për informacion lidhur me parcelën numër 00524-0, te shkolla fillore “Mihal Grameno” se në pronësi të kujt është, ju njoftoj se unë jam sigurua nga Drejtoria e Kadastrit se parcela me numër 00524-0 është pronë e shkollës në fjalë.
Tani informatën që unë mora nga shërbimet tona është se kioskat që janë aty pritet që shumë shpejt (sapo të krijohen kushtet atmosferike) të largohen dhe aty të fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës dhe të rregullohet trotuari.


Këto biznese operojnë me vite në këtë hapësirë të pronës së shkollës, dhe si rezultat rrezikojnë jetën e nxënësve duke i vë ndoshta edhe interesat politike mbi jetën e tyre.

Hyrja e shkollës ka edhe pengesa të vazhdueshme nga bizneset që e keqpërdorin pronën e shkollës duke e shfrytëzuar edhe si parking në bllokimin e hyrjes së kësaj shkolle. Policia në disa raste merr masa, por nuk është rigoroze për të siguruar kalimin e fëmijëve në hyrjen e kësaj shkolle më të madhe në Fushë Kosovë.

Komentet