Dafina Zeqiri publikon albumin “Dafinë Moj”

Publikuar më

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e saj, që ka kohë që e ka paralajmëruar.

"Dafinë moj' titullohet albumi i ri, dhe përmban plot 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Dedikuar një gruaje vërtetë shumë të veçantë, Melihate Zeqiri”, shkruhet në një rresht të nënvizuar në kopertinën e “Dafinë Moj”.

Përndryshe artistja ka njoftuar që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm.



Komentet