Kujt i duhet doza e tretë për COVID-19?

Publikuar më

Sipas ekspertëve të imunologjisë dozen e tretë duhet marr përsonat që kanë shëndet më të prekur me imunitet të dobët, dhe që i rekomandohet nga specialistët për pacientët e tyre, raporton mediumi Kanadez CBC.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ende është duke u marr me vaksinimin e dozës së parë, dhe vetëm 20% kanë marr edhe dozën e dytë me AstraZeneca edhe Pfizer. Për dozën e tretë nuk është folur ende për grupet e caktuara ashtu si rekomandojnë imunologët nga vendet e huaja, duke përfshi edhe iekspertët vendor.

Doza e tretë vepron si përforcim imunitar ndaj koronavirusit me variante të ndryshme gjatë mutacionit që shkaktohet pas përhapjeve tek zonat e ndryshme nëpër botë.

Pfizer edhe AstraZeneca ende konsiderohen mbrojtje e fuqishme nga hospitalizimi edhe fataliteti që koronavirusi shkakton sidomos tek pjesa e frymarrjes sipas OBSH. Koronavirus njihet si SARS-COV2, që nënkupton sëmundje sindromi akut i frymarrjes sepse efektet vdekjeprurëse shkaktohen pasi pacienti të kaloi virusin me rënien e imunitetit.

Komentet