Kryeprokurori Lumezi thyen heshtjen, incizimet e paligjshme përbëjnë vepër penale

Publikuar më

Aleksandër Lumezi në debatin televiziv është përgjigjur lidhur me audio incizimet që implikojnë atë, prokurorë, gjyqtarë, dhe sisteme të tjera ligjzbatuese në Kosovë.

Lumezi e akuzoi edhe incizuesin e audio incizimeve për vepër penale, duke konsideruar se vetëm nëse ato audio incizime ishin dorëzuar tek organët e drejtësisë nga personi nuk do të përbënte vepër penale.

Mirëpo, avokatët konsiderojnë se incizimet edhe nëse nuk janë bërë në forma të ligjshme prap materialet e tilla mund të përdorën si pjesë dëshmie për procedura penale ndaj personave që kanë ndikuar apo kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Aleksandër Lumezi ka cekur edhe emrin e përsonit që portali shqip.com nuk e ka identifikuar, duke thënë se bëhët fjalë për biznesmenin Halit Sahitaj.

Për emrin e përmendur z.Sahitaj, Lumezi nuk komentoi shumë vetëm se e akuzoi që ai ka bërë presion tek zyrtarët tjerë për të arritur deri tek vet ai si kryeprokuror.

“Çka të flas unë për të? Presion dhe ndikim në zyrtar për të arritur deri te kryerprokurori”, tha Lumezi.

Lumezi tha se do ti kaloi Prokurorisë Speciale hetimi i prokurorëve duke përfshi edhe vetë kryeprokurorin.

Dilemat ekzistojnë për konflikt interesi meqense në krye të këtyre institucioneve ekziston vetë Aleksandër Lumezi, pra vartësit e tijë do e hetojnë shefin që kjo mund të krijoi mosbesim tek procesi i hetimeve.

Duhet theksuar se zyra e kryeprokurorit Lumezi nuk iu është përgjigjur me shkrim mediave kur ato janë interesuar për audio incizimet, dhe përgjigjen ai e dha në DebatPlus përmes telefonit.

Komentet