Reagon Haxhiu lidhur me skandalin e prokurorës Asllani

Publikuar më

Ditë më parë u publikuan disa audio incizime ku dëgjohet Prokurorja e Shtetit Shemsije Asllani duke biseduar me një palë që kërkonte favore, dhe ndikim tek prokurorët në këmbim të shkatërrimit të disa materialeve inkriminuese.

Lidhur me këtë ka reaguar Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, duke kritikuar edhe shoqërinë civile dhe disa media për mos reagim edhe mbulim mediatik të rastit.

Faktikisht ishte vetëm portali shqip.com edhe kallxo.com që i bënë këto incizime publike. Shqip.com kishte cekur se pjesë e përmbajtjes së incizimeve "përfshihen, prokurorë, gjyqtarë, drejtorë agjencish dhe gazetarë."

Prokurorja Shemsije Asllani dëgjohet në audio incizim duke i premtuar palës se do të bëjë atë që mund të bëjë, dhe në një rast thotë se jam në gjendje të "digjem" duke e ulur pavarësinë e saj ndaj presionit.

Kosova qëndron keq lidhur me ndikimet në drejtësi, dhe shkallë të lartë të korrupsionit që në të shumtën e rasteve nuk trajtohet mjaftueshëm apo seriozisht nga Prokurorët e Shtetit, dhe ky skandal e pasqyron më së miri mosveprimin e autoritetëve të drejtësisë.

Kryeprokurori i shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me këtë skandal.

Audio incizimet mund ti gjeni në YouTube



Komentet