Provinca e Kanadas ofron 3 milion dollar llotari për vaksinim

Publikuar më

Alberta një nga provincat e Kanadas që po ofron llotari 3 milion dollarësh për të motivuar refuzuesit e vaksinës kundër koronavirusit.

Në një postim në Twitter, Jason Kenney, udhëheqësi i kësaj province solli lajmin për qytetarët e saj duke shpresuar që të rrisë numrin e vaksinimeve pas një numri të madh refuzimesh për t'u vaksinuar.

Ai në njoftim shkroi se vaksinimi i juaj mund të jet vaksinim 1 milion dollarësh, ku nënkupton se do shpërblehen 3 vetë në këtë lojë shpërblyese.

Në Albertë ka një numër të madh qytetarësh që po hezitojnë të vaksionohen, dhe kjo provincë po vazhdon të ballafaqohet me numër të madh infektimesh me COVID-19 si rezultat i mosvaksinimit apo refuzimit për vaksinim.

Komentet