Aksidenti në Vragoli, Fushë Kosovë

Publikuar më

Sot ne oret e vona të pasditës kishte aksident në autoudhën tek Vragolia e Fushë Kosovës më saktësishtë tek ura e lumit Sitnica ku për një kohë ishte mbyllur kalimi tërësishtë për qarkullim.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe nuk dihen shkaqet apo nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Kushtet rrugore nuk kanë qenë të mira pasi që në këtë vend edhe grumbullohet një sasi e madhe e ujit si mungesë e drenazhimit adekuat duke cenuar sigurinë në trafik.

Policia e Kosovës edhe Ministria është kritikuar për aksidentet e shumëta kohëve të fundit nëpër komunikacionin rrugor në Kosovë.

Për informata mbi trafik mos hezitoni të kontaktoni redaksinë tonë në numrin 038600921, duke i ndihmuar kalimtarët me gjendjen në trafik edhe fitoni mbushje nga radio stacioni jonë.

Komentet