Në Terpezë rruga bëhët e pakalueshme

Publikuar më

Ka një kohë të gjatë që rruga nga Fshati Berishë që kalon nëpër fshatin Terpezë është bërë e pa kalueshme për automjetet e vogla në këto vise malore të Komunës së Malishevës.

Bartja e materialit të rëndë nga disa gurthyes që operojnë në bjeshkët e sipërme edhe bartet materiali me pesha shumë të rënda, dhe rrjedha e ujit të vazhdueshëm nga kroi që rrjedh disa metra sipër rrugës ka shkaktuar këtë dëmtim të jashtëzakonshëm. Kjo rrjedhë e ka dëmtuar edhe rrugën pranë kroit meqense rruga nuk ka kolektor anësorë edhe uji i kroit nuk ka kanalizim për të devijuar ujin që mos të kaloi sipër asfalltit.

Banorët e kanë sanuar disa herë duke derdhur zhvor, por kjo nuk mjafton kur aty kalohet me automjete të ngarkesave të mëdha edhe reshjeve atmosferike që ka dobësuar themelet e rrugës.

Momentalishtë vendasit e shfrytëzojnë një rrugë dytësore për kalim të automjeteve të lehta, por për turistët kjo nuk është edhe e njohur.

Mirëmbajtja e kësaj rruge i takon Komunës së Malishevës meqense kjo është rrugë lokale ne kompetencat e saja.

Komentet