Aksident i rëndë tek Zona Industriale Prishtinë

Publikuar më

Në rrugën Nëna Terezë tek Zona Industriale e Prishtinës një aksident i rëndë ka ndodhur ku një veturë është përplasur për shtyllen elektrike në drejtim të Prishtinës nga Fushë Kosova.

Policia ka mbyllur 3 korsi vetëm me një kalim në korsinë e majtë.

Nuk dihet për të lënduar, por Ndihma e Parë Shëndetësore ka arritur në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë, dhe sipas dëmeve materiale të automjetit duket një aksident mjaftë rëndë edhe nuk shihet se ka goditur vetura të tjera.

Komentet