Dafina Zeqiri do të jetë prezente në protestën e gastronomëve

Publikuar më

Këngëtarja Dafina Zeqiri do t'i bashkohet protestës së gastronomëve.

Protesta e paralajmëruar do të mbahet ditën e sotme (e martë) në orën 18:00.“Me një vaksinë nuk çel pranvera” – është motoja e protestës.

Artistja e njohur ka shpërndarë postimin zyrtar të protestës në instastory ,“Sot në orën 18:00”, ka shkruar ajo,duke lënë të kuptohet që ajo do të jetë prezente bashkë me antarët e grupit 'Moneyz'.

Nuk është hera e parë që Dafina Zeqiri merr pjesë në organizime të tilla.

Komentet