Seriali "Rrushe" po vjen me 9 Maj me një ngjarje tronditëse

Publikuar më

Seriali dramë-krim “Rrushe”, që pritet të publikohet këtë të diel, nga ora 20:00, ka bërë bujë të madhe. Përpos aktorëve të njohur që kanë tërhequr vëmendje, për këtë serial është përfolur shumë edhe për mënyrën e realizimit dhe inkuadrimin e reperit Capital T në këngën ‘teme’ të serialit.

Seriali është i mbushur me emocion, me ngjarje të papritura, e me tregim që lëvizë nga e kaluara në të tashmën, nga Kosova në Gjermani, nga Prishtina në Gjakovë, nga vrasjet në dashuri, e nga ideali në tradhëti.

E mbi të gjitha, përfytyrimi i realitetit të jetës në Kosovë, në dy periudha kohore, e bëjnë këtë serial të paparashikueshëm

Komentet