Inspektorati i Punës emër i madh por me rezultate "barabartë me zero"

Publikuar më

Numri i lëndimeve, numri i vdekjeve, numri i punëtorëve me kushte të kqija, dhe lista vazhdon por Inspektorati i Punës për ditën e sigurisë së punëtorëve nuk publikoi asnjë aktivitet për vetëdijësim apo sensibilizim për bizneset e ndryshme, sidomos atyre në sektorin e ndërtimtarisë.

Mjafton me dal në Rrugën Dardania të Fushë Kosovës ku ndërtimi është intenziv me vite, dhe sot shihen punëtorët e ndërtimtarisë duke punuar pa asnjë mjet mbrojtës, pa shenja në punishte që paralajmëron rrezikun edhe mjetet e nevojshme mbrojtëse. Në letër këto i kërkon ligji, dhe për zbatim e tyre mandatohet Inspektorati i Punës për zbatimin edhe ndëshkim atyre që veprojnë ndryshe.

Nuk u pa asnjë Inspektor në një punishte shumë afër studios sonë që punoni pa mjete mbrojtëse, madje duke rrezikuar edhe kalimtarët e rrugës.

Sindikalisti Jusuf Azemi vlerëson rezultatin e Inspektoratit të Punës duke i munguar puna edhe zbatimi i ligjit. "Mospuna që bëjnë inspektorët, që është akteri kryesor për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, është e barabartë me zero".

Punëtorët rrezikohen edhe nga biznese të tjera që nuk i ofrojnë kushte mbrojtëse, sikurse ato të transportit me mjete të pasigurta, mbrojtje nga COVID-19 pa masa mbrojtëse, mungesa e marrëveshjes apo kontratës së punës, etj.

Punëtoritë në Autoservise, prodhim edhe përpunim të metalit pa asnjë masë mbrojtëse nuk është një gjë e habitshme që të shohim në të gjitha vendet e Kosovës.

Detyrë e inspektimit është edhe e Inspektorëve Komunal për zbatimin e standardeve minimale për siguri në punë, por ata ankohen se nuk kanë mjaftë personel në terren.

Qeveria Kurti ka premtuar se do rrisë numrin e Inspektorëve, por një gjë e tillë mbetët të shihet.

Komentet