Dita e të Zhdukurve, dëshmia e Qerkezit prek ambasadorin Italian

Publikuar më

Për të shënuar Ditën e të Zhdukurve, Ambasadori Italian Nicola Orlando deklaroi se bëri vizitë Ferdonije Qerkezi e cila kishte humbur tërë familjen nga lufta e fundit.

Rrëfimi i saj e kishte prekur thellë ambasadorin u shpreh ai në një cicërimë të postuar nga kjo vizitë.

"Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në #Kosovë u preka thellë nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezi për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim."

Komentet