Vjedhjet e katalizatorëve për skrap platini

Publikuar më

Veturat kanë një metal të kushtueshëm në sistemin e lirimit të gazërave, dhe për reduktimin e dëmëve në natyrë. Këtë mbrojtje e kryejnë katalizatorët që përbëhën nga një metal i kushtueshëm i njohur si platin.

Ky metal ka filluar të shënjestrohet nga hajnat që në parkingjet e veturave të qytetarëve ata futen nën automjet edhe e presin këtë pjesë të kushtueshme edhe të dobishme për mbrojtje të ambientit nga gazërat.

Sot policia ka arrestuar dy përsona në Fushë Kosovë që ishin nxënë në flagrancë duke hequr katalizatorin e një veture të parkuar në parking të banimeve kolektive. Policia thotë se në këtë ngjarje i dyshuar është në kërkim edhe një person tjetër në arrati.

Thuaj se të gjitha automjetet e kanë këtë si pjesë përbërëse edhe e nevojëshme sipas rregullativave evropiane në parandalimin e emetimit të gazërave të dëmshme për njeriun edhe natyrën.

Nuk dihet saktësishtë vlera e kësaj paisje në hekurishtat e Kosovës, por blerja e paisjeve sikurse edhe të kapakëve të kanalizimeve përbënë vepër penale, që shumë pak hekurishta denohen apo mbyllen si përfshirje në grupet kriminale të mataleve.

Platini sipas tregut shitet rreth 31 euro grami.

Komentet