Hoxha Shefqet Krasniqi, gratë vetëm për kuzhinë

Publikuar më

Sulmet ndaj barazisë gjinore që kohëve të fundit është bërë temë e vazhdueshme nga figura politike sikurse deputeti Ardian Kastrati pas zgjedhjes së Presidentes Osmani, tani thirrjet kanë kaluar edhe tek figurat fetare.

Së fundi hoxha Shefqet Krasniqi ka sulmuar gratë duke i cilësuar ato si qenje që i shërbejnë më së miri kuzhinës por jo edhe vendimmarrjes apo odave.

Në një debat televiziv Shefqet Krasniqi tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë kurse odat janë vetëm për burra.

Kundër deklaratës së klerikut Krasniqi janë bërë thirrje për reagimin e prokurorisë pasi që deklaratat e tilla bëjnë thirrje për mosrrespektim të të drejtave të gruas, dhe nxitë vazhdimin e sulmeve edhe dhunës ndaj tyre.

Komentet