Kurti:E mora vaksinën i pari me qëllim që të sensibilizojë qytetarët rreth pranimit të vaksinës AstraZeneca

Publikuar më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se është vaksinuar i pari me qëllim që të sensibilizojë qytetarët rreth pranimit të vaksinës AstraZeneca.


“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do të shkoja ta marrë, vetëm për shkak se ka qenë Astra Zeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë, jo vetmë në rajonin tonë, kam konsidruar që është e udhës ta marrë i pari vaksinën AstraZeneca dhe kurrfarë synimi tjetër për të privilegjuar vetën apo për të qenë thjeshtë i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës kundër Covid-19 mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, tha Kurti.

Komentet