Kontrabandimi i përfaqësimit në Kuvend nga Lista Serbe

Publikuar më

Lista Serbe ka menagjuar që të kontrabandoj përfaqësimin e komuniteteve joserbe që përbëjnë 10 ulëse të tjera të rezervuara për minoritetet.

Këtë planifikim e kishte paralajmëruar Nenad Rashiq edhe Duda Balje se Lista Serbe po tenton që të krijoi parti të reja edhe këta të fundit të marrin vota nga banorët serb duke i siguruar atyre më shumë se 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve kjo u bë realitet edhe e qartë se Lista Serbe ka instaluar përsona të caktuar të kësaj partie, dhe këto parti të reja kanë marrë më shumë vota edhe në banime ku nuk ka minoritete joserbe në vendbanimet serbe.

Adriana Hoxhiq me partinë e saj Boshnjake ka arritur të merr më shumë vota sesa përfaqësuesit në vendbanimet ku ka më shumë Boshnjak.

E njëjta gjë ndodhi edhe me partinë Rome në Graqanicë, e cila sipas rezultatit të KQZ ka marrur një numër të madh votash në Graqanicë edhe vendbanime tjera serbe duke i përjashtuar partitë tradicionale Rome edhe në vende me koncentrim të komunitetit Rom.

Shoqëria civile paralajmëron se ky kontrabandim i përfaqësuesve satelitor të listes serbe i bënë vendet e rezervuara për komunitete si të parëndësishme, sepse edhe partitë Shqiptar mund ta bëjë një gjë të tillë duke i përjashtuar Listen Serbe totalisht nga Kuvendi.

Partitë tradicionale Boshnjake edhe Rome kanë paralajmëruar ankesa në KQZ, PZAP edhe në Gjykatat, duke përfshi Gjykatën Kushtetuese.

Komentet