Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me virusin korona, synojmë zero raste

Publikuar më

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.Këto komente Ramadani i bëri gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

“Në dy javët e fundit kemi ulje të rasteve pozitive, një zvogëlim të rasteve të vdekjeve. Infektushmeria është stabilizu, nuk ka shpërthim të infektimeve”, ka thënë ai. Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID-19 duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai. Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat anti-COVID, dhe se ekipet janë gati. Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të koranavirusit.

Komentet