Dy shtetet kryesore të BE-së kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Publikuar më

Ambasadori gjerman Jorn Rohde përmes një postimi në "Twitter" ka bërë të ditur se dy shtetet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit.

Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Po ashtu, Rohde ka thënë se Gjermania dhe Franca mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojnë ndihmën për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

“Gjermania dhe Franca janë të gatshme të mbështesin vazhdimin e dialogut, i lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve. Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”.

Komentet