Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të rinumërohen vetëm 12 vendvotime

Publikuar më

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor është marrë vendim për rinumërimin e 12 vendvotimeve në nivel vendi.

Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).

Burim Ahmetaj nga QNR ka sqaruar se në mungesë të nënshkrimeve nga ana e këshillave të vendvotimit dhe formularve të pa plotësuar janë një ndër arsyet se përse duhen rinumëruar këto vendvotime.

Komentet