Fillon votimi me postë, KQZ ende nuk ka publikuar fletvotimin

Publikuar më

Edhe pse që nga mesnata ka filluar afati i votimit për votuesit me postë jashtë Kosovës, në faqen zyrtare të KQZ ende nuk janë bërë publike fletvotimet për shkarkim që janë të nevojshme për t'u dërguar me postë tek Qendra e Numrimit edhe Regjistrimit në KQZ.

Në momentin kur tentohet të klikohet "Shkarko Fletvotimin" apo pulla Fletvotimi mungon mundësia e shkarkimit apo mungon formulari.

Lidhur me këtë ka reaguar VV duke e cilësuar shkelje të rëndë kushtetuese e shtetasëve të Kosovës me të drejtë vote, duke pas parasysh edhe kohën e shkurtë më pak se 14 ditë.

Linku për shkarkim edhe procedurë të votimit me postë nga jashtë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Komentet