Kurti sulmohet në Skënderaj, PDK vizitën e konsideron provokim

Publikuar më

Albin Kurti pas një vizite në Skënderaj nuk është pritur mirë nga një grup qytetarësh të cilët e sulmuan edhe me hudhje sende mes tjerash në një video të bërë publike në Youtube dëgjohen qytetarë duke thirrur “Thaçi, Thaçi”, “UÇK, UÇK”.

PDK nuk u distancua nga veprimet e fundit nga grupi i militantëve partiak, dhe vizita e Kurtit u konsiderua provokative nga PDK në Skënderaj, dhe ish-deputetja Deliu poashtu e konsideroj provokative vizitën Kurti.



Deklarata e PDK në Skënderaj po konsiderohet nxitëse edhe kërcënuese ndaj kandidatit për kryeministër të VV, Albin Kurti.

Në anën tjetër Kryetari Komunal Bekim Jashari e cilësoi si veprim jo në parimet demokratike edhe bëri thirrje që të rrespektohen të gjitha pikëpamjet politike të partive politike sepse Skënderaj është i të gjithë qytetarëve të Kosovës.



PDK shoqërimin e Kurtit me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës e konsideroj provokuese, mirëpo zyrtari i kësaj partie Sami Lushtaku në një bisedë dëgjohet si nxitës në kundërshtim të vizitës Kurti dhe besohet se Policia shtoi masat e sigurisë si rezultat i thirrjeve të Lushtakut.

Albin Kurti ditë më parë ishte penguar edhe gjatë një vizite në Mitrovicën Veriore nga disa të rinjë Serb.

Komentet