Kurti:Pas 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur

Publikuar më

Shkumbin Halabaku nga Pozhorani i Vitisë është antari më i ri që iu ka bashkuar sot Lëvizjës Vetëvendojse ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Albin Kurti, përmes rrjetit social facebook.

Me këtë rast ai ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.


Postimi tij i plotë:

“Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VetëVendosje! Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Nju Jork, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje. Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur”.

Komentet