PSD këkon të lirohen menjëherë 16 aktivistet nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia

Publikuar më

Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se gjatë aksionit të tyre simbolik, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë këtë aksion duke arrestuar aktivistët e PSD-së.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërperë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së.

Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

PSD ka kërkuar urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi. të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia

Komentet