Publikuar më 2021-01-11
Capital FM
Nje lagje pran Rr Dardania është mbytur nga uji ku kalimi i këmbësorëve nga kjo pjesë është e pamundur edhe me vetura të vogla.
Disa vetura të parkuara në lagje janë mbytur nga uji thuaj se tërësishtë, dhe objekti banesorë duket se është i prekur, por nuk dihet nëse vendbanimin e ka kapluar uji edhe nga brenda.
Energjia elektrike që në orët e herëshme është ndërpre edhe nuk dihet nëse ky vërshim ka ndiku në furnizimin elektrik.
Policia është parë në vendin e ngjarjes duke e shikuar përmbytjen totale të kësaj lagje, por ende nuk janë parë ekipe tjera emergjente.
Të reshurat e shiut kanë vazhduar tërë natën edhe si rezultat shumë vende janë të vërshuara nga uji, ku disa përmbytje janë edhe edhe shkaku i mungesës së infrastrukturës të paplanifikuar sikurse kanalizimi i të reshurave atmosferike.
Sipas parashikimeve metorologjike, priten të vazhdojnë të reshurat, por me intensistet me të vogël.