Dita e Shën Valentini shënon edhe ditën e zgjedhjeve

Publikuar më

Vjosa Osmani ka shpallur 14 shkurtin kur shtetasit e Republikës së Kosovës do të votojnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese pas votës jolegjitime të ish-deputetit Etem Arifi i cili gjendet në burg.

Presidentja ud Osmani nuk ka pritur gjatë, dhe ajo menjëherë pas publikimit të vendimit kushtetues ka shpallur në mbrëmje zgjedhjen e përgjithëshme.

Vendimi Kushtetues nga njohës edhe ekspertë juridik e shohin si vendim konfuz edhe të rrezikshëm sidomos me një pikë që ka të bëjë me bazën ligjore të zgjedhjeve mbi kushtetutën, dhe kjo bazë ligjore që në vete mund të jetë antikushtetues pasi që ligji aktual ua mohon votimin apo kandimin e një grup qytetarësh.

Rikujtojmë se sllogani i VV në zgjedhjet e vitit 2019 ishte "Voto me zemër".

Komentet