Analisti Ardian Kastrati aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Publikuar më

Kryetari në detyrë i PDK-së,Enver Hoxhaj,përmes një konference për media ka bërë të ditur se analisti, Ardian Kastrati ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është parti e vlerave që gjithmonë i ka hapur dyert për intelektualët e vendit.

“Ardian Kastrati ka qenë anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kohën kur ky union organizoi demonstratat studentore të viteve 1997 dhe 1998. Partia Demokratike e Kosovës është një parti e ushtarëve të UÇK-së dhe e të burgosurve politikë. PDK-ja është parti e frymës së rezistencës dhe mosbindjes ndaj Jugosllavisë në të gjitha etapat e okupimit. Prandaj, një profil i aktivistit të rezistencës studentore si Ardian Kastrati, pa dyshim që natyrshëm i ka dyert e hapura në PDK dhe natyrshëm e gjen veten në vijën politike që përfaqëson PDK-ja”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, Ardian Kastrati tha se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent përballë proceseve të komplikuara politike që po kalon Kosova dhe ndërgjegjja shtyrë që t’i bashkohet PDK-së për të ofruar një Kosovë më të sigurt për pasardhësit, sepse sipas tij, kur PDK nuk qeveris në Kosovë ka stagnim.

“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i shikuar disa arkiva gjeta një ftesë në ditën kur është themeluar PDK-ja para disa viteve, ku unë nuk pata shkuar për disa arsye dhe nuk isha i gatshëm që të kyçem në politikë në atë kohë. Po i përgjigjem asaj ftese 20 vite me vonesë por në fakt unë kam qenë aty me frymën, me ideologjinë, me konstruksionin politik që ka ndërtuar PDK-ja”, ka thënë ai.

Komentet