Përdorimi i sigurtë i bombolave me LPG

Publikuar më

Gazi apo gaz i lëngshëm i naftës i njohur me shkurtesen LPG (Liquefied Petroleum Gas) është karburant që përdorët për ngorhje, pjekje në kuzhina, automjete, gjenerator elektrik, fotohje, etj.

Gazi është një karburant shumë i ndezshëm, pa ngjyrë edhe pa erë. Kur ai përpunohet nga naftarët një sasi e erës i shtohet për siguri që të ndihet rrjedhja e tijë. Një shkëndi e vogël mjafton që ta ndez gazin.

Aksidentet sikurse ky i fundit në Ferizaj, dhe shumë aksidente lidhur me bombolat e gazit tregojnë për nevojën e rregullimit të përdorimit të bombolave edhe certifikimin e tyre.

Ja disa nga rregullat që disa vende i aplikojnë:

1. Bombolat duhet të certifikohen pas 10 viteve nga data e prodhimit që gjendet e shtypur në bombolë nga prodhuesi
2. Ventili edhe pjesa siguruese e tijë duhet të ndërrohet pas
3. Bombolat me shenja korrozioni apo shenja të ndrydhjes nuk lejohen të përdoren
4. Bombolat e mëdha duhet të vendosen në ambient të hapur me një rrethojë mbrojtëse çeliku
5. Bombolat me kapacitet të vogël 10Kg apo më pak mund të përdoren në hapësira të mbyllura në një ambient të ventiluar.
6. Bombola duhet të mbushen vetëm deri në 80% të kapacitetit, shembull bombola me kapacitet 25Kg mbushet me 20kg gaz kjo lejon hapsirë për ekspandim kur temperatura e ambientit ngritet. Mbushja mbi 80% është e ndaluar.
7. Bombolat e mëdha nga 10kg duhet pasur rregullatorin e shtypjes apo rregullatorin sigurues
8. Gypat përcjellës duhet jenë nga çeliku (disa edhe fleksibël për LPG), me kritere antikorroduese, apo gypa nga plastika për përdorim me LPG.

Në Kosovë stacionet e mbushjeve nuk aplikojnë rregulla për mbushjen e tyre, apo inspektimin e vjetërsisë së tyre, dhe bombolat mbushen edhe deri në 100% të kapacitetit. Gypi përcjellës deri tek mjeti i shkarkimit për djegje nuk ka kontroll të vazhdueshme apo inspektim, dhe zakonisht përdoren gypa që nuk janë të aprovuar për LPG. Instalimi i mjetëve të kuzhinave bëhët nga operator të palicencuar edhe futen në përdorim pa u inspektuar nga inspektorët komunal apo qendrorë.

Vendosja e bombolave të mëdha 25kg apo më shumë në ambient të hapur zvogëlonë rrezikun nga eksplodimi i mundëshëm sepse gazi në ambient të hapur nuk mund të grumbullohet edhe si rezultat ndezja e tijë apo fuqia nuk krijon presion sikurse në një ambient të mbyllur. Bombolat kur vendosen me ambient të hapur duhet mbrojtur nga goditjet e automjeteve, ku zakonisht vendosen prapa objekteve me qarkullim edhe ekspozim minimal.

Ndërrimi edhe instalimi i bombolave duhet bërë nga një përson me përvojë me një udhëzim të qartë të postuar në vendin e instalimit për procedurën e ndërrimin që e përcakton instaluesi i licencuar me aprovim nga inspketorët. Poashtu, shenja e rrezikut duhet vendosur në rrethojë.

Komentet