Mjeku shlyen borxhin 200 pacientëve me kancer

Publikuar më

Nje specialist amerikan me klinikën e tijë për trajtimin e pacientëve që vuajn nga kanceri kishte vendosur që t'ia shlyej borxhin me një shumë rreth 650,000 dollar për 200 pacient.

Dr Omar Atiq tha se e kishte pa që shumica e pacientëve kishin vështërsi të madhe financiare për t'i paguar borxhet ndaj klinikës së tijë, dhe për t'u solidarizuar jo vetëm me vuajtjet shëndetësore por në pandemi edhe vështërsi financiare për ekzistencë.

Kompania përmbaruese e borxheve që ishte kontraktuar nga klinika poashtu e lavdëroi vendimin e Dr. Atiq për lirimin e pacientëve nga borxhi ndaj klinikës së tijë në kohë pandemie.

Klinika e Dr Atiq ishte themeluar që nga viti 1991 edhe është një klinikë e shquar për trajtimin e pacientëve me kancer duke filluar nga radiologjia, kimoterapia, CT, etj. Mjeku ka origjinë nga Pakistani, dhe oda e mjekëve onkologjik e njeh si mjek i shquar edhe gjestin e tijë e kishte vlerësuar lartë si person i mëshirshëm.

Komentet