Kosova siguron 500 mijë vaksina kundër sëmundjes Covid-19 nga kompania Pfizer

Publikuar më

Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dëshiron të ndaj me qytetarët informatën se Kosova siguruar 500 mijë vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

“Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e saj.

Krahas kësaj, ai tha se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Zemajt.

Komentet