Koronavirusi në Kosovë, 12 të vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar më

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 271 raste pozitive, raporton “Zeri.info”.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 417 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572, kurse numri i rasteve aktive është 10.721.

Komentet