Vërshohet Fushë Kosova me automjete në trafik

Publikuar më

Trafiku në Rr Dardania pran studios sonë në njërin drejtim është plotësishtë i ngarkuar me automjete të shumëta, dhe e njejta gjë është duke mbretëruar edhe në rrugën kryesore Nënë Tereza në Fushë Kosovë.

Si duket lëvizjet janë shpeshtuar krahas numrit të madh të mërgimtarëve që kanë arritur në Kosovë përmes Ajroportit Adem Jashari edhe hyrjeve kufitare në të gjitha anët kufitare të Kosovës. Ditë më parë u raportua se kishte kolona të gjata në kalimet kufitare edhe pritje deri në 12 orë.

Për probleme në trafik mos hezitoni të raportoni në numrin 038600921 edhe ju mund të fitoni 10 Euro mbushje.

Komentet